Berat , lëviznin me armë pa leje, arrestohen dy persona

02/05/2016 00:00

Policia e Beratit ka finalizuar me sukses këtë të hënë operacionin “Osumi”, duke arrestuar në flagrancë dy persona për armëmbajtje pa leje.

Personat e vënë në pranga janë shtetasit Aldo Muhameti, 30 vjeç dhe Arben Muhameti, 48 vjeç, pasi gjatë kontrollit të ushtruar në automjetin tip “Benz” me targa AA 135 AB, me të cilin ata po lëviznin u gjetën dhe u  sekuestruan në cilësinë e provave materiale dy armë zjarri pistoleta, një e llojit “Beretta” dhe një “Ekol”.

Gjithashtu, gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e shtetasit Aldo Muhameti, u gjetën dhe sekuestrua dhe një automatik.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat, për veprën panele “Trafikimi i armëve dhe i municionit”, parashikuar nga neni 278/a të Kodit Penal.

FOTO GALERI
2/3

Top Channel