Trazirat në Irak, protestuesit largohen nga “zona e gjelbër”

01/05/2016 00:00

Pas urdhërit të kryeministrit të Irakut, Haider al Abadi, për arrestimin e aktivistëve myslimanë shiitë që mësynë të shtunën ndërtesën e Parlamentit në Bagdad, këta të fundit nisën të largohen nga “zona e gjelbërt”, aty ku gjenden ambasadat dhe ndërtesat qeveritare.

Qindra mbështetës të klerikut të fuqishëm shiit, Moktada al Sadr, qëndruan përpara ndërtesës së Parlamentit në Bagdad, një ditë pas mësymjes së saj mes zemërimit që ka ngjallur në radhët e tyre vonesa e aprovimit të një qeverie teknokratësh.

Pas një jave tubimesh, demonstruesit e zemëruar hynë me forcë në “zonën e gjelbërt”, aty ku gjenden ambasadat dhe ndërtesave qeveritare.

Mirëpo, të dielën pasdite, kryeministri Haider al Abadi kërkoi që çdo person që shkakton dëme e sulmon policinë, të dalë përpara drejtësisë.

Top Channel