Tentuan të grabisnin 10 mln lekë, arrestohen dy vëllezër

01/05/2016 00:00

Dy vëllezër janë vënë në pranga nga policia mesditën e së dielës për një tentativë grabitje të ndodhur më 7 prill.

Burime nga policia e kryeqytetit kanë bërë të ditur se kanë arrestuar vëllezërit Marian dhe Albert Gjonpalaj, të cilët kanë tentuar të grabisin një person më 7 prill në Kombinat.

Dy vëllezërit akuzohen për vjedhje me dhunë të kryer në bashkëpunim. Sipas policisë, ata tentuan t’i grabisnin një personi një shumë 10 milionë lekë.

Top Channel