Tiranë, sherr mes dy të rinjve; plagoset 27-vjeçari

29/04/2016 21:05

Një konflikt mes dy të rinjve është verifikuar mbrëmjen e sotme në periferi të Tiranës, ku si pasojë ka mbetur i plagosur një 27-vjeçar.

Lajmin e bëjnë të ditur burime policore zyrtare, sipas të cilave ngjarja ka ndodhur në sheshin “Shqiponja”, në rrugën “Dritan Hoxha”.

Sipas burimeve, shtetasi me inicialet M.N është palgosur me mjete prerëse. Ai është dërguar në spital, ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Ndërkohë që autori është shpallur person në kërkim, saktësojnë burimet. Konflikti dyshohet të ketë lindur për motive të dobëta.

Top Channel