Ortodoksët e Lindjes përkujtojnë rrugëtimin e fundit të Jezu Krishtit

29/04/2016 00:00

Ortodoksë grekë dhe pelegrinë ortodoksë të ashtuquajtur lindorë përkujtojnë sot kryqëzimin e Jezu Krishtit, duke ndjekur rrugëtimin e tij të fundit në qytetin e vjetër të Jeruzalemit, aty ku sipas traditës, besohet që ai të ketë kaluar përpara se të kryqëzohej.

Procesi i së “Premtes së zezë” zhvillohet përmes “Rrugës së Kryqit” apo “Via Dolorosa”, pikërisht andej nga Jezusi shkeli për herë të fundit përpara kryqëzimit të tij. Pelegrinë nga e gjithë bota kanë shprehur lutje dhe mbanin kryqe nëpër duar, teksa ecnin në rrugën me 14 ndalesa, e secila prej tyre shënon një ngjarje që i ka ndodhur Jezusit në rrugëtimin e fundit.

Stacionet e fundit ndodhen brenda Kishës së Varrit të Shenjtë, vend të cilin shumë të krishterë besojnë se Jezusi e ka pasur si “banesë të fundit”, përpara sesa të ringjallej të dielën e Pashkëve.

Katolikët dhe protestantët e festuan “të premten e zezë” dhe të dielën e Pashkëve në muajin mars.

FOTO GALERI
2/11

Top Channel