Këtë javë Rita është detyruar të përballet me akuza se ka pasur një aferë me Jay Z, por duket se nuk kanë ndikuar shumë në humorin e saj.

Ajo ka pozuar me bikini në fushatën e fundit për markën italiane “Tezenis”, me të cilën muaj më parë ka firmosur një marrëveshje.

25-vjeçarja duket shumë seksi me bikinit shumëngjyrëshe, duke bërë që italianët të mos pendohen për zgjedhjen që kanë bërë.

Ndërkohë, të mërkurën, ajo theu heshtjen lidhur me thashethemet se ajo është “Becky me flokët e bukura”, pra femra që është futur mes çiftit të famshëm Beyonce dhe Jay Z.

Përmes një postimi të bërë në rrjetin social “Twitter”, këngëtarja ka shprehur respektin e madh që ka ndaj Beyonce, duke thënë se nuk ka asgjë të vërteta nga raportimet e mediave rozë.

FOTO GALERI
2/4

Top Channel