“Na jena njo”, projekti më i ri i Ardian Bujupit

27/04/2016 00:00

Këngëtari i njohur, Ardian Bujupi, është djaloshi i cili erdhi në skenën muzikore më mjaft suksese të mëdha. Ai ka realizuar disa projekte, të cilat kanë arritur të jenë të parat në toplistat muzikore.

Ardiani ka zbuluar së fundi se ka disa projekte, të cilat është duke i realizuar e do t’i sjell së shpejti . Megjithatë, deri në përfundim të këngëve të radhës, artisti është duke u përgatitur për lançimin e këngës së tij më të re, e cila do të mbajë titullin “Na jena njo”.

Ky projekt është në bashkëpunim me një nga DJ-të më të preferuar të artistëve shqiptar, Dj Dalool, me të cilin Bujupi ka bashkëpunuar edhe më herët.

Siç kanë treguar artistët në rrjetet sociale, “Na jena njo” do të lançohet më 29 prill, e shoqëruar edhe nga videoklipi.

Top Channel