Ukrainë, 30 vjet nga tragjedia e Çernobillit; ceremoni përkujtimore në mbarë vendin

26/04/2016 09:30

Në Ukrainë kanë nisur ceremonitë për përkujtimin e 30-vjetorit të tragjedisë bërthamore në Çernobill. Sirenat janë dëgjuar në të njëjtin moment kur në reaktor u verifikua shpërthimi i parë, në orët e para të 26 prillit 1986.

Ngjarja mbetet tragjedia më e rëndë bërthamore në histori. Një reaksion i pakontrolluar hodhi në erë çatinë e impiantit, duke shpërndarë në ajër një rea materiali radioaktiv, që përshkoi mbarë Ukrainën dhe madje arriti në Rusi, Biellorusi dhe vende të tjera të Europës.

Të afërmit e atyre që humbën jetën ndezën qirinj në kisha të ndryshme të vendit, përfshirë këtu në kryeqytetin Kiev dhe në Sllavutiç, një qytet i ndërtuar për të ristrehuar punëtorët që jetonin pranë impiantit bërthamor.

“Kjo tragjedi do të mbetet në mendjet tona deri në fund të jetës sonë. Të paktën unë nuk do të mund ta harroj kurrë”, tha Vasyl Markin, i cili punonte në Çernobill në kohën e tragjedisë dhe mori pjesë në ceremoninë e mbajtur në Sllavutiç.

Ndërsa disa ish-banorë janë rikthyer në zonë, tashmë e braktisur dhe e mbuluar nga bimësia. Zoya Perevozchenko, 66 vjeçe, jetonte në Pripjat, qyteti i banuar dikur nga punëtorët e impiantit, që u braktis pas shpërthimit.

“Me zor gjet apartamentin tim, ky vend është kthyer në një pyll tani. Pemë që rriten mbi dysheme, mbi çati. Të gjitha dhomat janë të boshatisura, xhamat janë zhdukur nga dritaret dhe gjithçka është e shkatërruar”, tha ajo për agjencinë “Reuters”.

Nivelet e radioaktivitetit mbeten të larta dhe një numër fëmijësh të lindura në kufirin mes Ukrainës dhe Biellorusisë kanë lindur me deformime, ndërkohë që një numër i lartë personash vuajnë nga forma të ndryshme kanceri.

FOTO GALERI
4/8

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA