Rita është “Becky me flokët e bukura”?

26/04/2016 00:00

Rita Ora mund të jetë “Becky me flokët e bukura”, ose të paktën kështu pretendojnë fansat e Beyonce.

Që pas publikimit të albumit të ri të kësaj të fundit, “Lemonade”, mediat online janë pushtuar me lajmet se këngëtarja e famshme është tradhtuar nga bashkëshorti i saj, Jay Z.

Ndërkohë që stilistja Rachel Roy është një nga femrat kandidate që është akuzuar për tradhti, së fundmi qendra e vëmendjes është bërë Rita Ora.

Fansat kanë akuzuar hapur këngëtaren 25-vjeçare se ka qenë ajo që ka shkaktuar problemet martesore mes Beyonce dhe Jay Z dhe shkak për këtë dyshim është bërë një foto që Rita Ora ka postuar në rrjetin social “Snapchat”.

Vetëm disa ditë para se Bey të publikonte albumin e saj, Rita ka postuar disa foto ku shihet me një palë recipeta që sipër tyre është dizenjuar limoni. Edhe pse ky dizenjim është falë bashkëpunimit të saj me firmën e të brendshmeve “Tenezis”, Rita mendohet ta ketë bërë qëllimisht. Ajo është akuzuar gjithashtu se në qafë ka vendosur një varëse që mban shkronjën J, duke iu referuar kështu Jay Z.

Faqja e Instagramit të Rita-s është pushtuar nga ofendime të shumta ndaj këngëtares me origjinë shqiptare por deri tani nuk kemi një reagim të zëdhënësit të artistes në lidhje më këtë akuzë.

FOTO GALERI
2/4

Top Channel