Grabitet një kambist në Tiranë

26/04/2016 16:50

Një biznesmen u grabit në rrugën “Dervish Hima” në kryeqytet, pak pasi kishte marrë një shifër të konsiderueshme parash në bankë.

Biznesmeni ishte bërë gati për të hyrë në automjetin e tij kur u dhunua nga dy të rinj, të cilët mendohet t’i kenë marrë atij një shumë prej 18 milionë lekësh të reja.

Policia shoqëroi të grabiturin për të marrë më shumë informacion në lidhje me dy të rinjtë që e sulmuan, të cilët janë të xhiruar edhe nga kamerat e bankës në të cilën ai kreu tërheqjen monetare.

Policia tha se ka filluar një hetim të gjerë për gjetjen e autorëve të dyshuar.

FOTO GALERI
1/4

Top Channel