“Fiks Fare”, rekrutimi i vajzave nëpër studiot e seksit

26/04/2016 20:45

“Fiks Fare” vijoi të martën me investigimin më të fundit që ka të bëjë me disa studio që punësojnë vajza, të cilat flasin në internet me klientë të huaj dhe biseda zhvillohet nudo.

Studiot punojnë në fshehtësi, nëpër apartamente në lagje të ndryshme të Tiranës. Nuk kanë emër, nuk janë të regjistruara. Nuk ka ligj që i lejon dhe as që i ndalon. Gjithçka kryhet nëpërmjet monitorit të kompjuterit.

Gazetarja e “Fiksit”, në bashkëbisedimin me administratoren dhe pronarin e studois mëson se vajzat marrin 40% të krediteve. Gjithashtu mëson se në këto studio puna zhvillohet me tre turne: turn i parë, i dytë dhe i tretë.

Në “debutimin” e saj në studion e “nxehtë”, gazetarja e “Fiksit” mëson nga kolegia se si mbahet gjatë klienti në linjë.

“Në “free” nuk duhet të zhvishesh. I thua që nëse dëshiron të shohësh më shumë, kalo në privat. Vetëm në privat zhvishesh. Do bësh çfarë të kërkojnë, por fillimisht duhet shfaqur pjesa që ke më mirë. Ke gjoksin, shfaq gjoksin. Ke b…, do të tregosh b…”, thotë vajza që punon në studio.

FOTO GALERI
2/3

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA