Fier, makina e sigurisë private përplas biçikletën; rëndë 45-vjeçari

26/04/2016 12:40

Një makinë e një kompanie private sigurimi është përplasur me një biçikletë me të cilën udhëtonte një 45-vjeçar, duke plagosur rëndë këtë të fundit.

Ngjarja ndodhi ne aksin rrugor Fier-Mbrostar, në vendin e quajtur Kthesa e Libofshës. Shkak mendohet të ketë qenë shpejtësia e automjetit, të cilin e drejtonte shtetasi Rifat Musaku nga Lushnja.

Policia po heton për zbardhjen e mëtejshme të rrethanave të ngjarjes, ndërsa 45-vjeçari po lufton me vdekjen në spitalin e Fierit, ku u dërgua menjëherë pas alsidentit.

Top Channel