Zhdukja e studentëve, qeveria meksikane pengoi hetimet

25/04/2016 00:00

Një panel ekspertesh ndërkombëtarë akuzojnë qeverinë meksikane për pengimin e hetimeve për zbardhjen e fatit te 43 studentëve që besohet se janë masakruar në vitin 2014.

Ata pretendojnë se nuk janë lejuar të riintervistojnë të dyshuarit, hetimet nuk janë çuar deri ne fund dhe ka pasur vonesa në grumbullimin e të dhënave. Paneli i cili ka dorëzuar një raport lidhur me çështjen, u largua nga vendi.

Ai u formua me kërkesë të Komisionit amerikan për të Drejtat e Njeriut. Rasti i studentëve të zhdukur është shndërruar në një prej çështjeve më të bujshme të të drejtave të njeriut gjatë viteve të fundit.

Ai ka kthyer vëmendjen ndërkombëtare tek një vend të dominuar nga dhuna e karteleve të drogës. Qeveria meksikane pretendon se policë të korruptuar ia dorëzuan studentët xhelatëve të një karteli droge, nën dyshimin se ata ishin infiltruar nga një bandë rivale.

Besohet se viktimat janë djegur në një vendgrumbullimi plehrash pranë shtetit të afërt të Guerreros.

Top Channel