E akuzuar për evazion fiskal, ylli francez i filmave Isabelle Adjani dënohet me 10 muaj burg dhe gjobitet 10 mijë euro
Autoritetet amerikane përjashtuan mundësinë që Prince të jetë vetëvrarë, por nga ana tjetër vijojnë hetimet për të zbardhur shkaqet e vdekjes së tij.
Ai që hedh disi dritë mbi këtë fakt është kunati i këngëtarit. Mediat amerikane shkruajnë se Maurice Philips, bashkëshorti i motrës së Prince, Tykas, u tha disa të pranishmëve se 57-vjeçari nuk kishte vënë gjumë në sy prej gjashtë ditësh para se të ndërronte jetë.
“Punoi 154 orë me radhë. Ishte një njeri i mirë dhe shumë punëtor. Ishte kunat i mirë”, citohet ai.
Ndërkohë, autopsia nisi të premten, por sipas zyrës mjeko-ligjore do të duhen ditë ose javë para se zbulimet të publikohen.
Legjenda e muzikës u gjet pa ndjenja në një ashensor të pronës së tij në Paisley dhe punonjësit e ndihmës së shpejtë nuk munden ta kthenin atë në jetë.
Një valë homazhesh u zhvilluan në të gjithë botën për këngëtarin enigmatik i cila ka shitur më shumë se 100 milionë disqe. Adhurues të tij u mblodhën në çdo vend të Amerikës për të kërcyer e kënduar këngët e tij.
Top Channel