Aksident në rrugën e Rinasit, automjeti bie në kanal

25/04/2016 13:05

Një aksident është shënuar mesditën e sotme në aksin rrugor Tiranë-Rinas, në vendin e quajtur Kryqëzimi i Laknasit.

Përmes rubrikës “Ti Raporton”, Top Channel ka mësuar se, një mjet tip “VolksWagen”, Golf, ka dalë nga rruga duke përfunduar në kanalin anësor të saj.

Si pasojë, drejtuesi i mjetit ka pësuar dëmtime të lehta dhe është dërguar për në spital për të marrë edhe ndihmën mjekësore. Mësohet se ngjarja ka ndodhur nga humbja e kontrollit të mjetit.

Top Channel