Vdes në skenë ylli i muzikës kongoleze

24/04/2016 00:00

Këngëtari Papa Wemba, i cili njihej si ylli i muzikës kongoleze, ka vdekur në skenë gjatë një koncerti në Bregun e Fildishtë.

Në videon e publikuar në “Youtube”, këngëtari 66 vjeçar është rrëzuar në tokë, ndërsa kërcimtarët vazhdojmë performancën, pa e ditur se çfarë po ndodhte në të vërtetë.

“Reuters”, shkruan se Papa Wemba ndërroi jetë para se të mbërrinte në spital, ndërsa shkaqet e vdekjes janë ende të paqarta.

Wemba u ngjit në skenë që prej vitit 1969, ndërsa muzika e tij ishte një përzierje mes asaj kubane dhe perëndimore. Stili i tij u bë një nga më të pëlqyerit në Afrikë.

Top Channel