Kina komenton filmin “The Martian”

24/04/2016 00:00

Një zyrtar i lartë kinez i fushës së studimeve hapësinore ka theksuar se filmi “The Martian”, me një sukses të jashtëzakonshëm financiar, është prova më e qartë se amerikanët duan që Shtetet e Bashkuara dhe Kina të bashkëpunojnë në hapësirë, por fajëson Uashingtonin për pengimin e këtij bashkëpunimi mes dy vendeve.

Programi hapësinor i Kinës, në faza avancuese, është një prioritet për Pekinin, teksa Presidenti Xi Jinping ka bërë thirrje që vendi të radhitet mes superfuqive hapësinore. Kina këmbëngul se programi i saj është për qëllime paqësore, por Departamenti amerikan i Shtetit ka nënvizuar rritjen e aftësive dhe kapaciteteve hapësinore të saj, duke thënë se është në mbikëqyrje të aktiviteteve që kanë për qëllim të parandalojnë rivalët nga përdorimi i aseteve hapësinore në kohë krize.

Duke lënë mënjanë ambiciet civile, Pekini ka testuar edhe raketa antisatelitore, ndaj dhe Kongresi amerikan ia ka ndaluar NASA-s të bashkëpunojë me homologët e tyre kinezë për shkak të shqetësimeve mbi sigurinë. Xu Dazhe, shefi i Administratës së Hapësirës Kombëtare kineze, premtoi se planet hapësinore të Kinës do të bëhet “gjithnjë e më transparente”.

“Kur pash filmin amerikan ‘The Martian’, që parashikon një bashkëpunim SHBA-Kinë gjatë nëj misioni shpëtimi në Mars në rrethana emergjente, vura re se homologët tanë amerikanë duan së tepërmi të bashkëpunojnë me ne”, tha Xu për reporterët e pranishëm. “Gjithsesi, është vërtet për të ardhur keq që, për arsye të cilat i dimë të gjithë, ka ende pengesa për bashkëpunimin dypalësh”, shtoi më tej ai.

Top Channel