“Willy në ‘The Voice’? Një nga performancat me të bukura”

23/04/2016 00:00

Jehona e finales së jashtëzakonshme të “The Voice of Albania” i ka kaluar kufijtë e Shqipërisë.

Siç edhe ishte premtuar finalja e “The Voice” përveç performancave të mrekullueshme të dy konkurrentëve Tiri dhe Lorenci, është shoqëruar më performancat e të ftuarve special, Alban Skënderaj dhe Willy Willam.

Ndërkohë që William ka publikuar performancën e tij në rrjetet sociale, atmosfera që ai ka përcjellë në skenë nuk iu ka shpëtuar komenteve nga mediat franceze.

“Performanca në “The Voice”, një nga më të bukurat e karrierës së William”, ka komentuar radio “NRJ” në Francë.

Top Channel