Bangaldesh, profesori masakrohet me hanxhar

23/04/2016 00:00

Një profesor universiteti në Bangladesh u masakrua me hanxhar në një sulm që sipas policisë, ngjason me një numër vrasjesh të kryera gjatë muajve të fundit që kanë shënjestruar aktivistët laikë e ateistë.

Rezaul Karim Siddique, 58-vjeç, ishte profesor anglishteje në Universitetin e Rajshahi-t në perëdim të vendit.

Ai u sulmua me hanxhar nga disa agresorë të paidentifkuar ndërsa po shkonte në universitet.

Policia dyshon se agresorët mund të jenë ekstremistë islamikë, për shkak edhe të qëndrimeve kundër të profesorit ndaj këtyre grupeve.

Top Channel