SHBA, masakër me armë zjarri në Ohajo; 7 viktima

22/04/2016 00:00

Një person në Ohajo të Shteteve të Bashkuara ka vrarë 7 persona, anëtarë të së njëjtës familje, pasi ka qëlluar me armë ndaj tyre në tre vende të ndryshme pranë banesës.

Personi më pas është arratisur nga vendngjarja, raportojnë mediat amerikane, të cilat shtojnë se mes viktimave ka edhe fëmijë.

Sipas burimeve, të cilat citojnë autoritetet lokale, 5 nga viktimat janë fëmijë ndërsa 2 të rritur, por për momentin nuk ka një konfirmim zyrtar.

Aktualisht përreth vendit të ngjarjes, në një zonë rurale pranë Cincinatit, po zhvillohet një gjueti e vërtetë e forcave të rendit për kapjen e autorit.

Ngjarja tronditëse, por thuajse e zakonshme në Shtetet e Bashkuara, ka bërë që të angazhohen edhe strukturat hetimore të FBI-së.

Shkollat fillore dhe ato të mesme në lokalitetin Piketon janë izoluar, duke mos lejuar asnjë hyrje-dalje, për shkak të rrezikut, ka deklaruar një zëdhënës i pushtetit lokal.

Nga të dhënat paraprake dyshohet që autori të ketë hapur zjarr si i çmendur ndaj familjes, në tre vende të ndryshme rreth banesës së saj.

Top Channel