Kerry në Kajro: SHBA, mbështetje për stabilitetin e Egjiptit

20/04/2016 22:15

Sekretari amerikan i Shtetit, John Kerry ka zhvilluar këtë të mërkurë në Kajro një takim me presidentin egjiptian Abdel Fattah Al Sisi.

Sipas raportimeve të mediave ndërkombëtare, “Kerry ka konfirmuar angazhimin e Shteteve të Bashkuara për ruajtjen e stabilitetit të Egjiptit, si dhe vetëdijen e Uashingtonit për rëndësinë e rolit të këtij vendi në stabilitetin e rajonit”.

Ndërkohë, një konferencë e përbashkët për shtyp mes Kerryt dhe ministrit të Jashtëm egjiptian Sameh Shoukry është anuluar për “mungesë kohe”, ka deklaruar zëdhënësi i presidencës, ambasadori Alaa Youssef.

Top Channel