Shkatërrimi që la pas tërmeti i fuqishëm në Ekuador

17/04/2016 00:00

Në pak ditë, Toka është goditur nga tre tërmete të fuqishme. Japonia u godit nga dy tërmete, 7.1 dhe 7.3 ballë të enjten dhe të premten e javës së kaluar, ndërsa mbrëmjen e së shtunës një tërmet 7.8 ballësh goditi brigjet e Ekuadorit.

Presidenti i Ekuadorit, Rafael Correa konfirmoi të dielën se të paktën 233 persona kanë mbetur të vdekur, ndërsa shumë të tjerë janë plagosur. Gjithashtu, ekziston frika se një numër i madh personash mund të kenë mbetur të bllokuar nën rrënojat e ndërtesave të shembura.

Si pasojë e tërmetit, i cili ishte më i forti në Ekuador që prej vitit 1979, një numër i madh ndërtesash janë shembur plotësisht, ndërsa shumë rrugë janë shkatërruar, por ashtu edhe disa ura janë shembur. Pamjet e publikuara në mediat ndërkombëtare janë të tmerrshme. Një urë u shemb krejtësisht në qytetin port të Guayaquilit dhe në Manta, aeroporti u detyrua të mbyllej pas dëmtimit të kullës së kontrollit.

Rreth 10,000 trupa dhe 3,500 policia janë duke u vendosur në zonat e prekura, si operacionet e shpëtimit po zhvillohet.

Autoritetet vendas shpallën gjendjen e jashtëzakonshme në 6 provinca: Esmeraldas, Los Rios, Manabi, Santa Elena, Guayas dhe Santo Domingo, si dhe mobilizuan Gardën Kombëtare. Ndërsa, rreth 10 mijë persona, pjesë e grupeve të shpëtimit, po punojnë për t’i ardhur në ndihmë personave të mbetur nën rrënoja.

FOTO GALERI
2/11

Top Channel