Tragjedi në Japoni, tërmetet vrasin me dhjetëra persona

16/04/2016 00:00

Operacionet e shpëtimit vazhdojnë me shpejtësi në jugperëndim të Japonisë për të ndihmuar viktimat e një tërmeti të fuqishëm që goditi zonën një ditë pas një tjetër lëkundje vdekjeprurëse.

Rreth 20 000 trupa ushtarake janë dislokuar në rajonin Kiushu pas tërmeti prej 7,3 ballësh që shkaktoi të paktën 19 viktima dhe qindra të plagosur. Autoritetet japoneze thanë se dyshohet që dhjetëra njerëz mund të kenë mbetur nën rrënojat e ndërtesave të shembura. Tërmeti i parë, ai i të enjtes shkaktoi 9 viktima. Pas lëkundjev të fuqishëm sizmike shumë rrugë janë dëmtuar dhe rrëshqitje të mëdha dheu janë raportuar në shumë zona.

Mbi 200 000 shtëpi kanë mbetur pa energji elektrike dhe autoritetet druhen se reshjet e shiut mund të shkaktojnë rrëshqitje të tjera toke. Sizmologët thonë se tërmeti i dytë, ai i të premtes që u regjistrua në thellësi 10km, ishte më i fuqishëm se i pari dhe preku një zonë edhe më të madhe se ai i të enjtes.

Zyrtarë lokalë nga prefektuara e Kumamotos thanë se bilanci i viktimave pritet që të rritet. Raportet flasin për shumë njerëz nën rrënoja, përfshirë rreth 60 persona nga një shtëpi për të moshuar që është shembur. në një notë pozitive mes kësaj katastrofe natyrore, autoritetet japoneze thanë se centrali bërthamor i Sendia që gjendet në zonë nuk ka pësuar asnjë dëmtim.

FOTO GALERI
1/6

Top Channel