PAA, Duka takime në Shkodër: Të bashkohemi për kauzën tonë

16/04/2016 00:00

Kryetari i ri i Partisë Agrarë Ambientaliste, Agron Duka zhvilloi këtë të shtunë një takim me strukturat e kësaj partie në qarkun e Shkodrës.

Gjatë fjalës së tij, Duka theksoi se tashmë PAA është një forcë politike me një kauzë të fortë, me të cilën të gjitha forcat e tjera në 25 vjet pluralizëm kanë dështuar.

Gjithashtu, Duka iu drejtoi një ftesë të gjithë qytetarëve që të bëhen pjesë e kësaj force politike, jo vetëm për t’u rritur politikisht si subjekt, por edhe për të përfaqësuar fort interesat e qytetarëve shqiptarë në fusha të ndryshme si agrobiznesi e mjedisi.

Top Channel