Siri, valë e re luftimesh, mijëra vetë drejt Turqisë

15/04/2016 00:00

Përleshje të ashpra mes forcave qeveritare dhe rebelëve islamike kanë shpërthyer në dy fronte pranë qytetit të Alepos në Siri, në një kohë kur në Gjenevë po zhvillohen bisedime për armëpushimin e brishtë në vend.

Alepo konsiderohet si çelësi i luftës dhe paqes në Siri, sipas Observatorit sirian për të Drejtat e Njeriut me bazë në Londër.
Grupi monitorues i aktivistëve raportoi luftime të ashpra mes trupave qeveritare siriane, milicive aleate dhe luftëtarëve të të ashtuquajturit Shtetit Islamik në Lindje të Khanasserit.

Forcat e Presidentit Bashar al-Asad po luftojnë gjithashtu degën e Al Qaedes, frontin Al Nusra dhe rebelët që e mbështesin atë përgjatë një fronti verior në Alepo.

Fuqia ajrore ruse po përdoret për të mbështetur forcat e Bashar al-Asadit, ndërsa ato avancojnë në zonat e kontrolluara nga rebelët, duke bllokuar edhe një korridor të rëndësishëm furnizimi.

Dikur një nyje e rëndësishme komericale, Alepo ka qenë i ndarë mes forcave të Asadit në Perëndim dhe rebelëve në lindje, që prej shpërthimit të luftimeve për kontrollin e qytetit në mes të vitit 2012.

Ndërkohë vala e re e luftimeve mes Shtetit Islamik dhe luftëtarëve të mbështetur nga Perëndimi pranë kufirit turk ka detyruar zhvendosjen e mijëra refugjatëve.

“Human Rights Watch” akuzon rojet kufitare turke se kanë qëlluar disa prej të shpërngulurve ndërsa ata u afroheshin kufirit me Turqinë dhe i kërkonin Ankarasë të rihapte kufijtë.

Top Channel