Koreja nuk ndalet, tjetër test nuklear, por dështon

15/04/2016 00:00

Koreja e Veriut zhvilloi një tjetër test raketor në brigjet e saj lindore, por sipas zyrtarëve amerikanë e të Koresë së Jugut, ai ka dështuar. Raketa nuk është identifikuar ende, por dyshohet të ketë qenë një Musudan, e pa testuar më herët, me rreze të mesme veprimi.

Hedhja koinçidoi me ditëlindjen e themeluesit të Koresë së Veriut, Kim il Sung, dhe ndodh mes tensioneve tepër të larta në rajon. Edhe pse dështoi, testi tregon vendosmërinë e udhëheqësit aktual Kim Jong-un për të fituar aftësinë për të sulmuar Shtetet e Bashkuara.

Veriu ka kërcënuar vazhdimisht Jugun dhe Amerikën, që kur OKB vendosi disa prej sanksioneve më të ashpra kundër vendit. Ky hap u ndërmorr pas testit të katërt bërthamor të vendit komunist në muajin janar dhe hedhjes së një sateliti në shkurt, akte këto që shkelën sanksionet ekzistuese.

Një tjetër burim zemërimi për Penianin ishte edhe stërvitja më e madhe ushtarake e zhvilluar mes trupave të Koresë së Jugut dhe Shteteve të Bashkuara.

Në muajin mars, Koreja e Veriut tha se kishte krijuar testata te vogla nukleare qe mund te futeshin tek raketat balistike..Gjithsesi ekspertet hedhin dyshime mbi keto pretendime.

Diteëlindja e themeluesit të Koresë së Veriut, gjyshit të Kim Jong Un është mjaft e rëndësishme. 4 vite më parë, Veriu u përpoq të festonte këtë ditë me një test të ngjashëm raketor, i cili ashtu si në këtë rast dështoi.

Top Channel