Zika, ekspertët amerikanë konfirmojnë: Shkakton defekte në lindje

14/04/2016 00:00

Ekspertët shëndetësorë amerikanë konfirmuan se virusi Zika shkakton defekte të rënda në lindje, përfshirë këtu mikrocefalinë.

Qindra foshnje lindën në Brazil vitin e kaluar me sindromën në fjalë, që i lë kokat e tyre të pazhvilluara mirë. Defeket koinçiduan me një valë infeksionesh të Zikës, çka i shtyu specialistët të dyshonin tek virusi i përcjellë nga mushkonjat. Kërkimet shkencore tani i kanë vërtetuar të tilla dyshime.

“Ky studim shënon një pikë kthese për rënien e Zikës. Tashmë është e qartë se virusi shkakton mikrocefalinë”, deklaroi doktor Tom Frieden.

Ditën e hënë, autoritetet amerikane të shëndetësisë paralajmëruan se rënia e Zikës mund të ketë më shumë se një efekt në Shtetet e Bashkuara dhe bënë thirrje për fonde shtesë për të luftuar sëmundjen.

“Gjithçka që dimë për këtë virus duket se është më e frikshme nga sa kemi menduar fillimisht”, deklaroi doktoreshë Anne Schuchat.

Virusi Zika u diagnostikua për herë të parë në vitin 1947 në Uganda, por simptomat e tij kanë qenë më të buta, si temperaturë, dhimbje dhe ethe.

Top Channel