Integrimi i emigrantëve, Gjermania bën gati ligjin e ri

14/04/2016 00:00

Emigrantëve që mbërrijë në Gjermani do t’i kërkohet që të mësojnë gjuhën vendase sipas një ligji të ri integrimi të propozuar nga koalicioni qeverisës. Atyre edhe mund t’i caktohet vendi ku do të jetojnë sipas planeve që u miratuan pas muajsh debate për trajtimin e më shumë se 1 milion emigrantëve që mbërritën në Gjermani vitin e shkuar.

Kancelarja gjermane, Anglea Merkel, tha se marrëveshja e arritur përmban një ofertë dhe detyra për të gjithë. Ligji i integrimit, nëse miratohet në Parlament, do të ishte i pari i këtij lloji në Gjermaninë e pas luftës.

Sipas marrëveshjes së arritur mes palëve politike në Gjermani, emigrantët do të futen në trajnime për t’u integruar në jetën gjermane, pjesë e të cilave do të jenë kurset e gjuhës gjemrane dhe trajnime për punë.

Mes propozime të tjera shkruhet se emigrantët që nuk do të pranojnë ofertën e shtetit, do të humbin përfitimet sociale dhe lejet e qëndrimit. Në përpjekje për të parandaluar krijimin e getove, kushdo që largohet nga vendi që i cakton shteti, mund të penalizohet.

Marrëveshja u arrit pas shumë orësh bisedime mes koalicionit qeverisës të përbërë nga partitë CDU e CSU dhe bllokun konservator e socialdemokratëve.

Merkel tha se Gjermania përballet me dy sifda të vështira, kontrolli i fluksit të emigrantëve dhe regjistrimi e integrimi i atyre që tashmë kanë arritur. Sipas saj, ligji i ri që do të miratohet së shpejti, ofron një mundësi të mirë dhe përbën një hap të rëndësishëm dhe cilësor përpara.

Top Channel