I dyshuari i Parisit, mediat: Studioi qendrën bërthamore

14/04/2016 00:00

Mediat gjermane raportojnë se hetuesit gjetën në apartamentin në Paris të Salah Abdeslam dokumente për qendrën bërthamore të kërkimeve Juelich në Gjermani.

I dyshuari Abdeslam, i arrestuar katër ditë para sulmeve në Bruksel, mbante në apartament skica të qendrës të nxjerra nga interneti si dhe foto të drejtuesit të saj. Por inteligjenca gjermane i ka hedhur poshtë këto raporte duke thënë se janë të pasakta.

Edhe vetë qendra Juelich nxorri një komunikatë në të cilën thotë se nuk ka asnjë të dhënë për ndonjë rrezik të mundshëm. Qendra bërthamore gjendet vetëm 30 km larg kufirit belg dhe sipas disa mediave gjermane, duket se Abdeslam kishte bërë kërkime për të, pasi në shtëpinë e tij u gjetën edhe fotot e drejtuesit të qendrës Wolfgang Marquardt.

Reaktori bërthamor në Juelich është çaktivizuar prej kohësh dhe tashmë kjo qendër përdoret për studime. Zyrtarët gjermanë ngulin këmbë se centralet bërthamore në vend janë të sigurta dhe se këto raporte për kërcënime nuk janë aspak të vërteta.

Top Channel