Parajsat fiskale, 1.1 trilion dollarë dëm sistemit financiar

12/04/2016 11:40

Studimet e reja tregojnë se, llogaritë bankare në parajsat fiskale i heqin më shumë se 1.1 trilionë dollarë sistemit financiar global.

Vendet me rritje të shpejtë, ku përpjekjet për çrrënjosjen e varfërisë mbështeten në miliarda dollarë fonde, të siguruara nga taksat dhe nga ndihmat ndërkombëtare, janë shpesh humbësit më të mëdhenj.

I cituar nga “Zëri i Amerikës”, Tom Cardamone, drejtor i firmës “Global Financial Integrity”, që gjurmon qarkullimin e paligjshëm të parave, e sheh çështjen si mjaft shqetësuese.

“Kjo është shumë më tepër se të gjitha ndihmat dhe investimet e huaja, që shkojnë çdo vit në këto vende. Është një problem me rëndësi vërtet kritike”, tha Tom Cardamone, drejtor i “Global Financial Integrity”.

Plot 82 shtete shihen sot si parajsa fiskale, duke nisur nga Zvicra e deri në Panama, e shumë vende të Karaibeve. Ato janë tërheqëse për shkak se ofrojnë llogari anonime me pak, ose aspak, detyrime tatimore. Gjithçka në mënyrë të ligjshme.

Për Cardamone, problemet fillojnë pikërisht në momentin kur fsheh emrin e atij që zotëron një kompani, apo një llogari bankare. Praktika e fshehjes së pasurive nëpërmjet llogarive anonime është më e përhapur sesa mund të mendohet. Dy jane shtetet amerikane me numrin më të madh të koorporatave anonime në vend, Nevada dhe Delaware.

Top Channel