Klubi Bilderberg mblidhet më 9 qershor

11/04/2016 16:25

Këtë vit konferenca e grupit Bilderberg, që vë në punë fantazitë e komplotistëve në mbarë botën, do të mbahet në Dresden të Gjermanisë.

Mbledhja vjetore me dyer të mbyllura e bërthamës së politikës dhe ekonomisë botërore parashikohet të mbahet nga 9 deri më 12 qershor, siç ka konfirmuar Ministria e Brendshme gjermane dhe vetë organizata në faqen e saj të internetit.

Zëra të pakonfirmuar sugjerojnë se konferenca e njerëzve më të fuqishëm të globit do të mbahet në Kempinski-Hotel Taschenbergpalais, pak metra nga lokaliteti Semper-Oper.

Një detaj ky që konfirmon zërat e ardhur nga vetë hoteli, që për ditët e konferencës nuk ka asnjë dhomë në dispozicion. Takimi i grupit Bilderberg u mbajt për herë të parë në hotelin me të njëjtin emër në qytetin holandez Osterbek.

Konferenca nuk parashikon përfundime të shkruara apo komunikata dhe shumë, shumë pak të dhëna dalin nga ajo çfarë bisedojnë mbi 500 pjesëmarrësit.

Sipas kritikëve bëhet fjalë për një mbledhje të dominuar nga masoneria dhe ku merren vendime larg vëmendjes dhe pa legjitimitet demokratik.

Top Channel