Bullgari i tmerrshëm

09/04/2016 21:50

Në Bullgari emri i tij po lakohet gjithmonë e më shpesh dhe tani nuk janë të pakët ata që kanë dëgjuar për liderin 29-vjeçar të një bande që ndjek refugjatët, i kap e i dorëzon në polici.

Metodat e përdorura ama, nuk janë nga më delikatet. Dinko Valev dhe grupi i tij nuk ngurrojnë t’i mbërthejnë me forcë apo t’i detyrojnë të shtrihen në tokë burra, gra e fëmijë.

Mundësi profesionist që nisi këtë gjueti emigrantësh e ka shumë të qartë mendimin për ta: i sheh që të gjithë si terroristë. Grupi vepron në kufirin mes Bullgarisë dhe Turqisë.

Veprimet e tij duket se përshëndeten nga një pjesë e opinionit publik, e mbase nga vetë forcat e rendit të cilave u dorëzojnë refugjatët e gjetur.

Dinko dhe njerëzit e tij veprojnë të paktën që prej fillimit të marsit dhe vëmendjen mediatike e rrëmbyen fillimisht pas publikimit të një videoje në rrjetet sociale që tregonte një grup emigrantësh të kapur e të shtrirë në tokë, në pritje të policisë.

Terrorizimin e azilkërkuesve të paligjshëm, “patrullat” e Valevit përveçse një lloj detyrimi e konsiderojnë dhe sport. Sipas 29-vjeçarit, reagimi i popullatës ka qenë kaq pozitiv, sa tani po përpiqet të rekrutojë më shumë njerëz për të shtuar kështu radhët e bandës së tij.

FOTO GALERI
1/5

Top Channel