Intervista e djalit të kryemafiozit shkakton debat në Itali

08/04/2016 10:20

Një debat i ashpër shpërtheu në Itali pasi televizioni shtetëror transmetoi një intervistë me djalin e një prej mafiozëve më të njohur në vend.

Giuseppe Salvatore Riina u shfaq në televizonin RAI për të promovua një libër të shkruar nga ai për babain e tij, famëkeqin Toto Rina.

Gjatë intervistës, ai nuk e dënoi babain e tij, i cili mendohet se ka urdhëruar më shumë se 150 vrasje, ndërsa ishte kreu i oganizatës mafioze siciliane “CosaNostra”.

Pas transmetimit të intervistës, drejtuesit e RAI-t u thirrën nga Komiteti Parlamentar Antimafia i Italisë. Në intervistë, Giuseppe Riina, vetë një mafioz i dënuar, tha se kishte pasur fëmijëri të lumtur dhe se babai i tij ishte një njeri i shkëlqyer që respekton familjen dhe vlerat tradicionale.

Rina refuzoi të pranojë ekzistencën e mafias, duke e përshkruar atë si gjithçka dhe asgjë. Politikatën italianë dhe familjet e viktimave të mafias e dënuan intervistën e kryer nga gazetari veteran Bruno Vespa.

Salavatore Borselino, vëllai i të cilit Paolo, u vra me urdhërin e Toto Riina-s, tha se ishte neveritur nga intervista që hapi plagë të vjetra.

Ish-kryeprokurori antimafia i italisë, Pietro Graso tha se nuk ka rëndësi që Toto Riina përkdhelte fëmijët e tij me duart e lyer me gjakun e të pafajshmëve. Por, Bruno Vespa e mbrojti intervistën, duke thënë se ajo ofron një këndvështrim në brendësi të mafias. Kryemafiozi Toto Riina u arrestua në vitin 1993 dhe është në burg pasi u shpall fajtor për disa vrasje.

Top Channel