“Panama Papers”, Franca e vendos Panamanë në “listën zezë”

06/04/2016 00:00

Ministri francez i Financave bëri me dije se skandali i “Panama Papers” e detyroi qeverinë e Parisit ta fusë Panamanë në “listën e saj të zezë” te juridiksioneve  tatimore jobashkëpunuese.

“Panamaja është një shtet që na bëri të besonim se mund të respektonte parimet kryesore tatimore ndërkombëtare dhe kështu vendi ishte hequr nga “lista e zezë”, por tani Franca ka vendosur që ta fusë sërish Panamanë në radhën e vendeve jobashkëpunuese me të gjitha pasojat që do të ketë për individet që kanë marrëdhënie me Panamanë”, tha

Panamaja është një qendër më e madhe financiare sesa edhe nga të tjera vende, të cilat më herët Parisi ka shkëputur marrëdhëniet si: Botsvana, Brunei, Guatemala, Nauru, Niue dhe ishujt Marshall.

Vitin e kaluar, Franca i hapi luftë evazionit fiskal dhe nga 7800 raste të kapura në flagrancë, 515 rezultonin se ishin pjesë e “Panama Papers”.

Qeveria socialiste nga lufta e evazionit fiskal, rezultoi në mbledhjen e më shumë se 12 miliardë eurove. Ministri francez i financave i bëri thirrje edhe vendeve të tjera të shqetësuara, të marrin të njëjtin vendim sikurse Franca , e si pasojë, tha ai, Panamaja nuk do të frikesojë më askënd.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA