Tropojë, armë dhe drogë në shtëpi, pranga 55-vjeçarit

05/04/2016 09:25

Pas informacioneve të marra në rrugë operative, efektivët e komisariatit të Tropojës kanë finalizuar me sukses operacionin e koduar “Leniq 2016”, kundër kultivimit të narkotikëve dhe qarkullimit të armëve pa leje.

Kështu, në kuadër të këtij operacioni është arrestuar shtetasi Sadri Gjidiaj, 55 vjeç nga fshati Leniq, i cili është kapur në kushte flagrance në zotërim të një arme zjarri automatike, 87 copë fishekë model 56, 330 gramë boçe të thara kanabisi, si dhe 142 fidanë lëndë narkotike të mbjella në ambjentet përreth shtëpisë së tij.

Ndërkohë, autoritetet lokale kanë nisur procedimin penal në gjendje të lirë për bashkëshorten e 55-vjeçarit, shtetasen F. Gjidija, 49 vjeç.

Materialet i kanë kaluar prokurorisë së rrethit gjyqësor të Tropojës, për akuzat e “prodhimit dhe mbajtjes pa leje të armëve dhe narkotikëve”.

FOTO GALERI
2/4

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA