Dhuna në Izrael, shemben shtëpitë e fajtorëve

05/04/2016 00:00

Buldozerët e ushtrisë izraelite shembën shtëpitë e tre palestinezëve që vranë një polic izraelit dhe plagosën një tjetër, para se të eliminoheshin fizikisht nga forcat e sigurisë në dyert e qytetit të vjetër në shkurt.

Shembja e shtëpive të agresorëve palestinezë është një politikë e implementuar nga qeveria izraelite për të ndaluar sulmet. Sipas autoriteteve, palestinezët do të mendohen mirë para se të kryejnë sulme ndaj izraelitëve, nëse dinë se pas vdekjes apo dënimit të tyre, familjarët e tyre do të mbeten në mes të katër rrugëve.

Palestinezët dhe kritikë ndërkombëtarë e kanë cilësuar këtë politikë të Izraelit si ndëshkim kolektiv, diçka që shkel të drejtat e njeriut. Por sipas qeverisë izraelite, në rrethanat aktuale, do të merren masat e nevojshme për të mbrojtur qytetarët dhe forcat e sigurisë.

Tre shtëpitë e shembura së fundmi i përkisnin Ahmed Rajeh Zakarneh, Muhammad Ahmed Kmail dhe Ahmed Najeh Abu al-Rub nga fshati Kabatija në Bregun Perëndimor.

Babi i njërit prej tyre tha se ushtria i la vetëm 30 minuta kohë për të zbrazur shtëpinë kur buldozerët u shfaqën aty në orën 01:00 të mëngjesit.

Gjatë valës së fundit të dhunës, 28 izraelitë dhe 2 shtetas amerikanë janë vrarë si pasojë e sulmeve izraelite. Në krahun tjetër, forcat e sigurisë izraelite kanë vrarë 190 palestinezë, 129 prej të cilëve Izraeli thotë që ishin agresorë.

Top Channel