Droni amerikan vret një prej udhëheqësve të al-Shabaab

01/04/2016 00:00

Një prej udhëheqësve kryesorë të grupit terrorist al-Shabaab ka mbetur i vrarë në Somali gjatë ditës së enjte pas bombardimeve nga ajri të dronëve amerikanë.

Hassan Ali Dhoore dhe dy persona të tjerë mbetën të vrarë rreth 32 kilometra në jug të Jilibit në Somali, jo shumë larg nga kufiri me Kenian, thanë zyrtarët amerikanë të premten.

Dhoore mendohet të ketë qene personi që organizoi dy sulme terroriste në Mogadishu më shumë se një vit më parë, ku mbetën të vrarë disa shtetas amerikanë.  

Ditën e krishtlindjeve të vitit 2014, persona të armatosur sulmuan bazën kryesore të Unionit Afrikan, ku mbetën të vrarë 9 persona, mes të cilëve edhe 3 ushtarë. Tre muaj më vonë, rebelë të al-Shabaab kryen një tjetër sulm në një hotel në kryeqytetin e Somalisë, ku u vranë të paktën 24 persona.

Zyrtarët amerikanë nuk dhanë detaje të tjerë mbi sulmin e fundit të avionëve të telekomanduar pasi nuk ishin të autorizuar, ndërsa folën në kushte anonimati.

Top Channel