Shkodër, makina përplas motoçikletën; 37-vjeçari në gjendje të rëndë

31/03/2016 11:40

Një aksident me pasojë plagosjen e rëndë të një drejtuesi motiçiklete ka ndodhur paraditen e së enjtes në vendin e quajtur “Rrotondoja e Dobraçit”, në qytetin e Shkodrës.

Në këtë aksident është përfshirë një mjet tip “Mini Cooper” me targë AA585BF, me drejtues shtetasin me iniciale S.L., banues në fshatin Boriç, Malësia e Madhe, i cili është përplasur me motoçikletën tip “Lifan” me targë  CAD 780, me drejtues shtetasin me iniciale A.M., 37 vjeç, banues në  fshatin Gur i Zi të Shkodrës.

Drejtuesi i motoçikletës është dërguar menjëherë në Spitalin Rajonal Shkodër, ku ndodhet në gjendje të rëndë për jetën.

Policia ka bërë shoqërimin në komisariat të drejtuesit të autoveturës, ndërkohë që vazhdojnë hetimet për të përcaktuar shkakun e këtij aksidenti.

Top Channel