Sërish hashash në autobusin Tiranë-Athinë, këtë herë kapet nga grekët

31/03/2016 08:25

Një sasi prej rreth 50 kilogramë lendë narkotike e llojit kanabis, u sekuestrua gjatë orëve të natës në tokën greke në pikën kufitare të Kakavijës.

Sipas policisë helene, lënda narkotike ishte e fshehur në disa vende të ndryshme në tavanët e brendshme të autobusit të linjës Sarandë-Athine, i markes Scania dhe targa të Sarandës.

Policia thotë se kishte informacion për mbërritjen e lëndës narkotike. Në pranga u vu drejtuesi i autobusit, një shtetas shqiptar nga Saranda.

Dëshmitarë okolarë i thanë Top Channelse drejtuesi i automjetit iu deklaroi agjenteve të antidrogës që e arrestuan se nuk kishte lidhje me ngarkesën e drogës, por nuk mundi të justifikojë sesi  ajo ishte fshehur në tavanet e brendshme të mjetit.

Ai u prangos dhe do t’i dërgohet gjykatës së Janinës për masë sigurie. Udhëtarët u dërguan në destiancionin e tyre me një mjet tjetër të kompanisë.

Një ditë më parë autoritete shqiptare të pikës së Kakavijës, prangosën dy shoferë të një linje tjetër autobusësh nën akuzën e transportimit të lëndëve narkotike, pasi atyre iu gjet sasia prej 7.8 kg kanabis në tavanet e ajrimit të autobusit të linjës Tiranë-Athinë.

FOTO GALERI
1/3

Top Channel