Gjykata e Lartë rrëzon kërkesën e Durim Bamit

31/03/2016 13:40

Gjykata e Lartë ka rrëzuar kërkesën e Durim Bamit për ndryshimin e masës së sigurisë.

Bami kishte kërkuar ndryshim të masës së sigurisë nga arrest shtëpië në lënie të lirë. Por kjo kërkesë u rrëzua nga Gjykata, pasi sipas saj nuk ka ndryshim të rrethanave.

Durim Bami, një nga aktorët kryesorë të dosjes “Doshi- Frroku”, akuzohet për kallëzim të rremë, në një proces që për të vijon në Gjykatën e Lartë.

Top Channel