Arrestime masive pas armëpushimit mes bandave famëkeqe në El Salvador

31/03/2016 00:00

Anëtarët e një prej bandave më të frikshme në El Salvador u burgosën në masë në vazhdën e një armëpushimi 72-orësh, që kishte si qëllim bindjen e presidentit të vendit për të ndaluar luftën ndaj krimit të organizuar.

Arrestimet në masë u kryen menjëherë pas përfundimit të armëpushimit mes tre bandave më të mëdha në El Salvador.

Pjesëtarë të bandës “Mara Salvatrucha” u shoqëruan nga policia ndërsa futeshin në oborrin e burgut në Quezaltepeque, dhjetë milje në veri të kryeqytetit San Salvador. Anëtarët e bandës famëkeqe u detyruan të hiqnin rrobat e tyre civile, ndërsa strukeshin vetëm me të mbathura pranë telve me gjemba.

“Barrio 18 Revolucionarios”, “Barrio 18 Surenos”, dhe “Mara Salvatrucha” e njohur edhe si “MS 13” lëshuan një deklaratë të përbashkët të shtunën e kaluar duke thënë se ata kishin urdhëruar ndalimin dhunës dhe të vrasjeve për tre ditë. Në këmbim, ata kërkuan nga qeveria për të mos aplikuar taktikat e reja për t’i luftuar ata, duke e argumentuar këtë kërkesë se ishin një pjesë integrale e shoqërisë.

Megjithatë, shefi i policisë në El Salvador, Howard Cotto, refuzoi armëpushimin, duke thënë se “nuk ka negociata me asnjë organizatë kriminale”.

“Ne nuk kemi asgjë për të folur mbi anëtarët e organizatave kriminale. Detyra jonë është hetimi dhe vënia para drejtësisë e atyre që kryejnë krime”.

FOTO GALERI
5/10

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA