Rrëmbyesi i avionit, gjykata i cakton masën e sigurisë egjiptianit

30/03/2016 00:00

Egjiptiani i akuzuar për rrëmbimin dhe detyrimin e një avioni për t’u ulur në Qipro, duke përdorur një brez eksplozivi të rremë, doli para një gjykate në Larnaca.

Gjykata caktoi masën e paraburgimit me 8 ditë për Seif eldin Mustafa. Akuzat që rëndojnë mbi të janë: Rrëmbim avioni, personash dhe sjellje kërcënuese. Ai nuk foli, por thjeshtë bëri shenjën e fitores ndërsa largohej nga policia.

Autoritetet qipriote e kanë përshkruar atë si të çekuilibruar psikologjikisht, duke thënë se incidenti nuk kishte lidhje me terrorizmin.

Avioni i “EgyptAir”, mbante 56 pasagjerë dhe ishte nisur në fluturim nga Aleksandria, me destinacion Kajron. Përveç pasagjerëve, në bord ishin edhe 6 anëtarë të ekuipazhit dhe një zyrtar sigurie.

Gjatë një situate të tensionuar që zgjati për më shumë se 6 orë, pothuajse të gjithë pasagjerët dhe ekuipazhi u lanë të lirë ndërsa autoritetet negocionon me Mustafain.

Zyrtarët sqaruan se rrëmbyesi kishte kërkuar fillimisht të fliste me ish-bashkëshorten qipriote që ishte sjellë në aeroport nga policia, para se të bënte një seri kërkesash të tjera jo koherente.

Top Channel