Lejoi vjedhjen e pjesëve të automjeteve, arrestohet polici në Sarandë

30/03/2016 10:25

Shërbimi Për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat (SHÇBA) në Ministrinë e Brendshmë arrestoi në flagrancë Engjell Krekun, punonjës policie në Komisariatin e Policisë Sarandë, me detyrë trupë shërbimi në pikën e bllokimit të automjeteve në Ksamil.

Arrestimi i tij u bë pasi ky shtetas akuzohet për shpërdorim detyre. Duke qenë me shërbim në datën 29 mars, ka lejuar dy shtetas të vjedhin pjesë të automjeteve që ndodheshin të bllokuar në këtë pikë.

Top Channel