Hashash në autobus, pranga shoferëve të linjës Tiranë-Athinë

30/03/2016 22:30

Dy shoferë të linjës së autobusëve Tiranë-Athinë u arrestuan në Kakavijë ndërsa transportonin 8.7 kg lëndë narkotike kanabis sativa.

Policia arrestoi shtetasit Andrea Shyti dhe Kastriot Shehaj, pasi gjeti në autobusin e drejtuar prej tyre disa pako të mbështjella me natriban, si dhe një çantë të zezë, të mbushura me kanabis.

Burime policore bëjnë të ditur se ata e kishin fshehur lëndën në pjesën e brendshme të dhomave të ajrimit, në anën e djathtë të saj.

FOTO GALERI
1/4

Top Channel