Filmi biografik i Michael Jackson shkakton polemika/ Regjisori i “Leaving Neverland”: Ishte më i keq se Epstein
Shpesh kinematografia merr përsper të na transmetojë mesazhe të rëndësishme. Shesh është ajo që guxon të na flasë për fenomene të cilat na ruhen të fshehura.
Këtë herë nuk është Hollivudi ai i cili ka marrë përsipër këtë mision, por Lulzim Sula, një regjisor i ri shqiptar. Përmes një filmi me metrazh të mesëm, pjesë e punës së diplomës së tij universitare, i riu na përballë me tematikën e veshjeve të përdorura, të cilat nën optikën e tij janë në gjendje të përcjellin sëmundjet, por edhe energjinë e personit që i ka mbajtur më parë.
Filmi “Kostumi” sjell historinë e një çifti të sapomartuar. Bashkëshorti për hir të një posti zyrtar detyrohet të dalë në tregun e veshjeve të përdorura për të blerë një kostum me çmim të arsyeshëm, të cilin në përditshmëri e alternonte me veshjen e dhëndërrisë.
Këtu nis drama. Djali fillon të persekutohet nga ndjesitë e një fenomeni të pashpjeguar që e pushtonte natën në gjumë. Dhe pas maktheve që përsëriteshin natë pas nate, ai humbet jetën nga një sëmundje e pashpjegueshme.
Energjia e një veshjeje që vazhdonte të qëndronte ende në dollap pas kësaj drame, i dikton nuses së ve, odiesenë e vuajtjeve të një shpirti të vdekur, të cilat ishin transmetuar deri tek bashkëshorti i saj i ndjerë, përmes kostumit.
Top Channel