Dramat e jetës harrohen në plazhet e Meksikës (FOTO)
29/03/2016 00:00
Tenistja ruse Maria Sharapova surprizoi të gjithë tifozët e saj me përdorimin e dopingut, diçka që njollosi thuajse gjithçka të bukur që rusja simpatike nisi që në debutimin fantastik mes profesionistëve.
Por, teksa ka kaluar më pak se një muaj nga deklarata e saj se kishte dale pozitive në testet antidoping, tenistja ka vendosur të bëjë disa ditë pushime në plazhet e mrekullueshme të Meksikës, për të larguar mendjen nga ngjarjet e fundit në profesionin e saj, që thuajse i kanë shkatërruar karrierën.
28-vjeçarja ruse dukej e mrekullueshme me bikini të kuqe, teksa relaksohet nën shoqërinë e miqve të saj.
Top Channel