Ana tjetër e vëllezërve terroristë (VIDEO)

29/03/2016 00:00

Vëllezërit Abdeslam të njohur si terroristët e Europës, para se të radikalizoheshin, kanë bërë një jetë krejtësisht normale si bashkëmoshatarët, çka e dëshmon edhe videoja e publikuar nga CNN.

Ata shfaqen duke kërcyer këngët e reperit Lacrim, në një klub nate të Belgjikës. Brahim Abdeslam, me një cigare në dorë, është filmuar teksa flirtonte me një vajze bjonde. Pas tij duket vëllai i tij Salah, i veshur me një bluzë portokalli, kërcen së bashku me grupin.

Ndërsa bota i ka të fotografuara imazhet e tyre si terroristë, kjo video shfaq anën tjetër të vëllezërve Abdeslam.

Brahim Abdeslam u hodh në erë në Paris, pjesë e skenarit terrorist që mori jetën e 130 personave. Më vonë, i vëllai i tij Salah do të kthehej në njeriun më të kërkuar të qelizës terroriste, i cili u arrestua vetëm dy javë më parë. 

Top Channel