Vjedhja me rikonstruksione në Devoll, u kërkuan fonde për një punë të bërë

28/03/2016 15:45

Prokuroria mbylli hetimin e dërgoi në gjykatë çështjen ndaj drejtorit të Shëndetit Publik, Devoll, Valent Nallbati, si edhe inxhinierit Panajot Pilani, të dy të akuzuar për falsifikim të dokumentave dhe shpërdorim detyre.

Sipas prokuroriëe në vitin 2015, kanë realizuar procedurë fiktive për rikonstruksionin e godinës së institucionit, për punime të cilat ishin kryer në vitin 2011. Prokuroria ka marre si provë edhe komplimentet që i janë bërë nga banorët e zonës në Facebook, drejtuesit të qendrës shendetesore për cilësinë e punimeve.

Ndërkohë që drejtori ka bërë kërkesën për çelje fondi dhe ka nisur një procedurë prokurimi, krejtësisht të panevojshme. Ishte parashikuar ndërtimi i një ambient parkimi, garazh, një mur rrethues, kolona në portën hyrëse dhe veshja e pllakave tranventin. Eshtë parashikuar vendosja e shtresave të pllakave dekorative në oborr dhe në lulishte, “pasi ato ekzituese janë të dëmtuara”, por në të vërtetë prej vitit 2011 ndërtimi ishte kryer me cilësi shumë të mirë.

Prokuroria ka verifikuar në terren të gjitha faktet ndërsa në fund konkludon se projekti ishte nënshkruar nga një arkitekt, por ky i fundit nuk kishte aspak djeni për këtë fakt.

Top Channel