Çfarë kanë të përbashkët Rita me Monroe?
28/03/2016 00:00
Ajo është konsideruar si ikona e modës për shkak të stilit të saj të veçantë, por Rita Ora duket se është inspiruar nga një tjetër ikonë e modës në foton e postuar së fundmi.
Teksa ka pozuar me flokët e saj bjonde me onde të mëdha, Rita Ora kishte një ngjashmëri të madhe me yllin e ekranit Marilyn Monroe.
Duket se ajo që e bashkon Ritën dhe Marilyn nuk është vetëm stili apo pamja e tyre pasi dyshja kanë të përbashkët edhe lidhjet e dështuara.
Marilyn ka vuajtur për martesat e saj me Joe DiMaggio dhe Arthur Miller, të cilat përfunduan në divorc, ndërsa Rita Ora së fundmi ka vuajtur ndarjen nga Calvin Harris dhe Ricky Hilfiger.
Top Channel