Stuhija “Katie”, me shpejtësi që ka arritur deri në 105 metra në orë, është përplasur në Angli dhe Uells, duke detyruar shumë fluturime të ndërrojnë kursin e tyre dhe duke bërë që urat e mëdha të mbyllen.
Mbi 20 fluturime në aeroportin Gatwick kanë devijuar destinacionin për në aeroporte të tjera, ndërsa në Heathrow janë raportuar anulime.
Zyra e shërbimit meteorologjik lëshoi një paralajmërim për erëra të forta në Londër dhe në jug-lindje të Anglisë, me nivelin e alarmit në ngjyrën e verdhë, që ka përfshirë edhe jugun e Uellsit.
Të paktën 2 mijë shtëpi kanë mbetur pa energji elektrike, ndërkohë që mes të tjerash janë dhënë 23 paralajmërime për përmbytje.
Rrjeti i çentraleve elektrike në Mbretërinë e Bashkuar ka deklaruar se po përballet me një numër të madh defektesh në rajonet Suseks, Surrej dhe Kent.
Edhe motoristët janë lajmëruar gjithashtu për ndërprerjen e qarkullimit në tre urat kryesore, atë në lumin Dartford, Urën Severn M48 dhe Kalimin Shepej.
Ndërsa Agjencia e Ambjentit ka kryer 122 reagime ndaj atyre që i ka quajtur raste të rritjes së shpejtë të niveleve të lumenjve në fillim të stuhisë.
Top Channel